Zgjedhja e kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe asaj të Apelit është bërë sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kështu vlerësojnë zyrtarë të kësaj gjykatë.
Në një përgjigje të dhënë portalit “Arbresh.info”, zyrtarë kësaj gjykatë kanë pohuar se kjo gjykatë ka pranuar njoftimin për zbatimin e aktgjykimeve të saja nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës sa i përket zgjedhjes së krerëve të dy gjykatave asaj të Apelit dhe Supremes.
“Gjykata Kushtetuese ka pranuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës njoftimin për zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës: KI 34/17 (rasti Valdete Daka) dhe KI 55/17 (rasti Tonka Berisha), më 18 gusht 2017”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.
Po ashtu sipas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese zgjedhja e Enver Pecit në krye të Supremes dhe Hasan Shalës në krye të Apelit është bërë në përputhje me aktgjykimin e kësaj gjykatë.
Valdete Daka Enver Peci
“Me po të njëjtën shkresë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka informuar Gjykatën edhe përkitazi me mbajtjen e procesit të ri të votimit për kryetar të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës së Apelit, në përputhje me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”, bëjnë të ditur zyrtarë të kësaj gjykate.
Ndryshe, ditë më parë mënyra e zgjedhjes nga KGJK e Enver Pecit si kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Enver Hasanit si kryetar i Gjykatës së Apelit, është kritikuar nga ndërkombëtarët.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës patën reaguar ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Ambasada britanike dhe ajo amerikane patën shprehur zhgënjimin e tyre me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë.
Hasan Shala Tonka Berishaj
Po ashtu përveç ambasadave, ndaj kësaj mënyre të përzgjedhjes së kreut të Supremes dhe Apelit e pati reaguar edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe EULEX.
Anëtarët e KGJK-së më 9 gusht votuan për herë të dytë për kryetar të Gjykatës së Apelit dhe për kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Konkurrentë për kryetar të Gjykatës së Apelit ishin gjyqtarët Hasan Shala, Tonka Berishaj dhe Xhevdet Abazi. Gjyqtari Hasan Shala, arriti të marrë nëntë (9) vota, Tonka Berishaj dy (2) vota dhe Xhevdet Abazi asnjë vote, raporton arbresh.info.
Ndërsa, konkurrentë për kryetar të Gjykatës Supreme ishin këta gjyqtarë: Enver Peci, Valdete Daka, Nesrin Lushta dhe Erdogan Haxhibeqiri.
Gjyqtari Enver Peci arriti të marrë shtatë (7) vota, Valdete Daka, tre (3) vota, Erdogan Haxhibeqiri, një (1) votë dhe Nesrin Lushta asnjë votë./Arbresh.info/ Gita Lushi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...