Google ADS

Shuhet zjarri në bjeshkët e fshatrave Koznik dhe Zatriq të komunës së Rahovecit

15:03 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Zjarri i cili i kishe përfshirë bjeshkët e fshatrave Koznik dhe Zatriq të Komunës së Rahovecit, falë angazhimit të stafit të sektorit të pylltarisë në Komunën e Rahovecit, njësisë së zjarrfikëseve dhe banorëve të këtyre dy fshatrave dhe fshatrave përreth ky zjarr është shuar.

Sipas Jeton Kryeziut, përgjegjës i sektorit të pylltarisë në Komunën e Rahovecit nga rojet e pyllit të asaj pjese, është identifikuar personi i cili dyshohet për zjarrevënie të qëllimshme dhe tash e tutje në lidhje me personin e identifikuar të veproj Policia, duke u bazuar në ligjet të cilat janë në fuqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme