Demaj mirëpret riemërimin e Bushatit për ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë

14:43 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka mirëpritur ri-emërimin e homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati, për ministër të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Ai e ka vlerësuar ri-emërimin e tij në krye të diplomacisë shqiptare si të rëndësisë së veçantë në konsolidimin e mëtejmë të Republikës së Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike dhe komunitetin ndërkombëtarë.

“Me kënaqësi të veçantë mora lajmin për ri-emërimin e Ministrit Bushati edhe për një mandat në krye të diplomacisë shqiptare. Uroj që vazhdimi i punës së Tij të jetë i rëndësisë së veçantë, jo vetëm për integrimin e plotë të Republikës së Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike, por, edhe në vazhdimin e mbështetjes së fuqishme për konsolidimin e mëtejmë të Republikës së Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat Euro-Atlantike dhe komunitetin ndërkombëtarë, ashtu siç Ministri Bushati ka dëshmuar me punën e tij gjatë mandatit të kaluar. Ministrit të ri-emëruar Bushati i ofroj mbështetjen time të plotë dhe paralelisht me këtë shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim për vazhdimin e bashkërendimit dhe koordinimit të çështjeve të interesit të përbashkët të të dyja shteteve ”, ka thënë Ministri Demaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme