Kryetari i Iniciativës Qytetare Serbe, SDP Oliver Ivanoviq ka vlerësuar se dialogu i brendshëm për Kosovën është çështja më e rëndësishme për serbët.
Marrëveshja me shqiptarët, tha ai, do të jetë e mundur vetëm pas hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian.
Politikani serb në një intervistë për televizionin N1 kujtoi se ai mbështeti idenë e Presidentit Aleksandar Vuçiq për dialogun e brendshëm mbi Kosovën dhe i kërkoi atij që të jetë më këmbëngulës sesa paraardhësit e tij Boris Tadiç dhe Vojislav Koshtunica, transmeton Klan Kosova.
“Dy të parët nuk ishin këmbëngulës. Kjo nuk është e mirë. Duhet të kishit gjithë kohën në këtë botë, është çështje e gjithçkaje-nga identiteti, deri tek çështja e së ardhmes sonë. Vuçiq duhet të hapë debate serioze”, tha ai.
Udhëheqësi i SDP rikujton se në vitin 2006 ai propozoi një model qipriot për Kosovën, jo si një model statusi, por si model i zgjidhjes së konfliktit.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një “konflikt të ngrirë”, siç pretendohet nga Presidenti Vuçiq, duke shtuar se një model i tillë, përveç në rastin e Qipros, në BE është aplikuar edhe në rastin e Mbretërisë së Bashkuar – dmth. si Qipro që është pranuar në anëtarësim me status të pazgjidhur të pjesës veriore të ishullit, ashtu edhe Britania është bërë anëtare e BE-së, derisa çështja e Irlandës së Veriut ende nuk ka qenë e zgjidhur.
Prandaj, Ivanoviq beson se Serbia duhet gjithashtu që në BE të pranohet si një vend gjithëpërfshirës, së bashku me Kosovën, transmeton Klan Kosova
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...