Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot në një konferencë për media kandidatët e partisë së tij për kryetar të Kamenicës, Kaçanikut, Vitisë dhe Lipjanit.
Haradinaj ka thënë se kandidatët e AAK-së për të udhëhequr këto komuna janë njerëz të shquar, me aktivitet të gjatë në shërbim të lirisë e shtendërtimit, shkruan arbresh.info.
“Sot kam nder të prezantoj kandidatët për kryetar të komunave, kolegë të shquar, me një aktivitet të gjatë në shërbim të lirisë, për shtet ndërtim, profesionistë të zotë, njerëz të respektuar në komunat prej nga vijnë, njerëz që e kanë besimin e kolegëve dhe strukturave”, tha Haradinaj.
Ai ka prezantuar Fitim Selimin për kryetar të Lipjanit, Daton Jakupin për kryetar të Kamenicës, Hajrush Kurtajn për kryetar të Kaçanikut dhe Faruk Nuran për kryetar të Visië.
Të katër kandidatët në fjalimet e tyre të shkurtra para mediave u zotuan se do të punojnë për të quar përpara zhvillimin në komunat e tyre dhe për të bërë që në ato komuna të udhëheqin qytetarët e jo klanet./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën