Në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2018, Kroacia- Kosova, që do të zhvillohet më 2 shtator në Zagreb, nga orën 11:00, në hotel “Emerald” përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku po e mban një konferencë për media, ku edhe do ta bëjë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e ardhshme kualifikuese, shkruan Arbresh.info.
Përveç ndeshjes si mysafire kundër Kroacisë, Kosova do të luajë edhe me Finlandën, më 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Bunjaku e ka zbuluar listën e 22 futbollistëve për dy ndeshjet në fjalë.
Risi në këtë listë është mbrojtësi Ardin Dallku i Vorskla Poltavës (Ukrainë) i ftuar për herë të parë në Përfaqësuese. Gjithashtu për ndeshje kualifikuese për herë të parë është ftuar edhe Erton Fejzullahu. “Dallku është një futbollist i ri dhe po luan mirë. Ertoni kthehet pas atyre ndeshjeve miqësore. Besoj se do të na shërbejë shumë, në raste kur luajmë me nga dy sulmues”, deklaroi Albert Bunjaku në konferencën për media. /arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...