Në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2018, Kroacia- Kosova, që do të zhvillohet më 2 shtator në Zagreb, nga orën 11:00, në hotel “Emerald” përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku po e mban një konferencë për media, ku edhe do ta bëjë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e ardhshme kualifikuese, shkruan Arbresh.info.
Përveç ndeshjes si mysafire kundër Kroacisë, Kosova do të luajë edhe me Finlandën, më 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Bunjaku e ka zbuluar listën e 22 futbollistëve për dy ndeshjet në fjalë.
Risi në këtë listë është mbrojtësi Ardin Dallku i Vorskla Poltavës i ftuar për herë të parë në Përfaqësuese. “Dallku është një futbollist i ri dhe po luan mirë”, deklaroi Albert Bunjaku në konferencën për media. /arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...