Real Madrid dështoi ndaj Valencinas, a pajtoni me mendimin e Zidanes?

08:45 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë ndaj Valencias në xhiron e dytë të La Ligas, duke barazuar 2:2 në “Santiago Bernabeu”.

Dy golat për Realin i shënoi Marco Asensio, derisa për Valencian shënuan Carlos Soler dhe Geoffrey Kondogbia.

“E merituam fitoren, humbëm dy pikë por jam krenar me lojtarët e mi. Pjesa më e rëndësishme gjatë një ndeshje është të krijosh raste dhe ne i kishim shtatë apo tetë të tilla”, ka deklaruar Zinedine Zidane pas ndeshjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme