Dashi-Neptuni do influencoje së tepërmi te jeta juaj sentimentale sot. Do merrni disa vendime në çift të cilat do i japin një tjetër drejtim jetës suaj. Disa mund të kalojnë ndonjë moment të tensionuar. Beqaret duhet të bëjnë kujdes. Hëna do iu bëjë kërkues dhe do kërkoni një “qenie” perfekte. Nuk keni per ta gjetur nëse nuk tregoheni realiste. Me financat gjërat do shkojnë mirë. Më në fund.
Demi-Gjatë kësaj dite lidhja që keni krijuar do të përforcohet edhe më shumë. Do jeni shumë joshës dhe partneri do ndihet mirë qe iu ka në krah. Beqaret nga ana tjetër do kërkojneë pafund dhe do kenë sukses. Më ë fund edhe ju nuk do ndiheni më vetëm. Financat duhet menaxhuar me shumë maturi. Mos e humbni kthjelltësinë dhe mos u hidhni me sy mbyllur në detin e shpenzimeve.
Binjakët-Edhe pse lidhja juaj është shume e rëndësishme duhet të merreni pak më shume me veten dhe familjarët sot. I keni lënë pas dore kohët fundit. Beqaret, edhe pse nuk është në stilin e tyre, do fillojnë aventura, e ardhmja e të cilave nuk dihet aspak. Marsi do influencojë më shumë tek financat. Buxheti do të ekuilibrohet dhe ju do mund të bëni pak më shume shpenzime sesa zakonisht.
Gaforrja-Jeta juaj në çift mund të jetë e tensionuar dhe aspak e animuar sot. Mundohuni ta ndreqni sa me pare sepse në të kundërt situata mund të përkeqësohet më tepër. Tregohuni pak më tolerant dhe të kuptueshëm. Beqareve mund t’iu ndryshoj jeta tërësisht fale një takimi impresionues. Financat do mbrohen nga Saturni. Do jetë një ditë pa probleme në këtë fushe.
Luani-Ata që janë në çift do jenë më të përkedhelur nga yjet sot. Dita do jetë shumë animuar dhe e këndshme. Beni vetëm kujdes mos tregoheni idealiste dhe mos kritikoni më shumë sesa duhet. Beqaret do kenë mundësi me shumicë për të dalë nëpër takime. Tregohuni sa më të hapur që të mundeni. Ne planin sentimental duhet të tregoheni sa më vigjilente. Mos shpenzoni pa u menduar mirë.
Virgjëresha-Humori juaj do të ndryshoj gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjelle probleme me partnerin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse përndryshe do kaloni një ditë të vështirë. Beqaret do ndihen mirë edhe ashtu si janë, por një person që do takoni do iu bëjë për vete dhe mund të lindin ndjenja të forta. Do e menaxhoni me kujdes buxhetin dhe do tregoheni të matur me shpenzimet. Bravo!
Peshorja-Nuk do iu pëlqejnë aspak detyrimet dhe të zakonshmet në jetën tuaj në çift. Do kërkoni të provoni gjëra të reja që t’iu sjellin më shumë emocione. Kujdes mos tentoni të shikoni dikë tjetër sepse kur ta humbni partnerin do iu vijë shumë keq. Jupiteri do jetë planeti që do ndihmoj beqaret, do iu sjelle fat. Falë disa shpenzimeve të papritura që do bëni financat do të dobësohen.
Akrepi-Marrëdhenia me partnerin do jetë shumë e mirë. Lëreni pas rutinën dhe provoni gjëra të reja së bashku. Do ndiheni mirë dhe do iu duket sikur do të rilindni. Beqaret do takojnë dikë dhe do e idealizojnë menjëherë. Ky është gabimi me i madh. Mos ndërtoni lidhje sot sepse do lëndoheni. Periudhe e favorshme për financat. Plutoni do iu mbështes dhe do bëni investimet e nevojshme.
Shigjetari-Për disa prej atyre që janë në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni në asnjë moment komunikimin me partnerin. Beqaret do jenë të përkëdhelurit e yjeve. Jo vetëm që do kenë takime interesante por mund të fillojnë edhe lidhje pasiononte. Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Situata nuk është shumë e qëndrueshme që ju të merrni vendime.
Bricjapi-Projektet në çift do jenë shumë të favorizuara gjatë kësaj dite. Shprehini secili mendimet dhe më pas vendosni për atë që ju intereson të dyve. Tregohuni edhe pak më të ngrohtë me atë që keni në krah. Beqarët do marrin një propozim shumë të veçante. Mendohuni mirë para se të jepni përgjigje. Financat do jenë në gjendje shumë të mirë sot. Mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më shumë.
Ujori-Duke qenë se asnjë planet nuk do ndikojë tek jeta juaj në çift pritet një ditë e bukur dhe e mbushur me emocione. Do ndiheni me fat që do keni dikë i partneri pranë. Saturni do i bëjë beqarët më të hapur ndaj takimeve. Mos humbisni asnjë rast. Situata financiare do jetë e pa stabilizuar. Do iu duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime që kishit menduar. Është më mirë kështu.
Peshqit-Në planin sentimental do keni disa probleme sot. Mos u panikoni por qetësohuni dhe flisni më shumë me partnerin. Vetëm kështu do mund të rivendosni klimën e ngrohte. Beqarët duhet të merren më shumë me çështjet e dashurisë. Nëse nuk kërkoni vetë mos prisni që të tjerët t’u servirin gjithçka. Ka mundësi që me financat të keni fat. Gjithsesi qëndroni me këmbë në tokë.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...