Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë diteve të ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius.
Të martën do të ketë destabilizim të përkohshëm të motit i cili mund të përcillet me reshje të karakterit lokal.
Reshjet në disa vende mund të fillojnë edhe të hënën gjatë natës.
Më tej nga e mërkura sërish parashihet të ketë ngritje të temperaturave mbi vlerat e mesatareve.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë