Në shkretëtirën më të thatë në botë kanë çelur lule

01:47 | 28 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Mirë se vini në shkretëtirën e Atacama, e cila është shkretëtira më e thatë në Tokë. Ajo shtrihet në 1 mijë kilometra rrip toke, në bregun perëndimor të Amerikës së Jugut.

Reshjet mesatare në rajon janë rreth 15 milimetra në vit. Por, çdo pesë deri në shtatë vjet, reshjet e pazakonshme në vjeshtë bëjnë që të lulëzojnë më shumë se 200 lloje të luleve në pranverë.

lul1

Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në vitin 2015, ku ngjyra rozë mbizotëroi fushën dhe ngjarja u kthye në kryefjalën e mediave.

Këtë here lulëzimi ka ardhur më herët. Vetëm dy vjet pas rastit të fundit, turistët po fluturojnë për të shijuar fenomenin e quajtur “desierto florido” ose shkretëtira e lulëzuar.

lul2

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme