Google ADS

Trump pritet të shfuqizojë ligjin që ndalon paisjet ushtarake për policinë

00:57 | 28 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Administrata e Trump është duke u përgatitur që të heqë një ndalim të diskutueshëm për transferimin e disa paisjeve ushtarake në departamentin e policisë.

Plani i ri, i përshkruar në dokumentet e publikuara nga Usa Today, thekson se SHBA-të do të rikthejnë një urdhër ekzekutiv të administratës së Obamës që bllokoi automjetet e blinduara, armë të kalibrit të madh, municione dhe pajisje të tjera të rënda, transmeton portali arbresh.info

Prokurori i Përgjithshëm ,Jeff Sessions,  ka planifikuar të takojë drejtorin e Urdhërit Vëllazëror të Policisë dhe pritet që gjatë takimit të diskutohet mbi ndryshimet e programit.

Administrata e Trump nuk ka pranuar të jap asnjë koment në lidhje me këtë çështje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme