Google ADS

Vogëlushi kap pitonin e zemëruar në mes të rrugës

23:46 | 27 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Një djalë i vogël ka dhuruar një pamje të frikshme përballë kalimtarëve, teksa ai kap me dorë një piton të madhe e të zemëruar.

Pa marrë asnjë masë mbrojtëse, por vetëm me guxim, ai arrin që të largojë gjarprin e frikshëm nga rruga. Zvarraniku prej disa minutash kishte bllokuar trafikun në rrugë, duke shkaktuar gjithashtu panik tek banorët e zonës.

Ai është larguar vetëm nga ndërhyrja e vogëlushit dhe pamjet janë filmuar nga kalimtarët e rastit. Thuhet se ngjarja e pazakontë është regjistruar në Indonezi, ndërsa pitoni rreth 3 metra i gjatë përpiqet të sulmojë të riun, i cili e kap atë për qafe.

https://www.youtube.com/watch?v=ZWjpT-H2A78

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme