Kelmendi: Faleminderit që keni mbështetur Kosovën, ky çmim është ‘Everesti’ për mua

23:39 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Majlinda Kelmendi është deklaruar e lumtur për çmimin prestigjioz të fituar ‘Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today”.

Në fjalimin e saj, Kelmendi ka falënderuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për të cilin ka thënë se është mbështetja e tij që i ka mundësuar suksese xhudos kosovare.

“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë të them. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”, ka thënë ajo.

“Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni storien time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë”, ka shtuar ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme