Google ADS

Vasili: Qeveria e ujërave të zeza asgjeson integrimin

22:46 | 27 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Pas Ministres në ikje Gjosha, edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shprehur indinjatën ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të shkrirë Ministrinë e Integrimit.

Në një postim të shkurtër në fb pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar, Vasili shprehet se “Qeveria që lindi sot nga gropa e ujërave të zeza të votave të drogës dhe të krimit asgjësoi që në lindje të saj integrimin europian, asgjësoi ekonominë dhe ricikloi banditizmin politik të udhëhequr nga shkollëpakti dhe anti-morali. Sa turp!…”.

Ministria e Integrimit në katërvjeçarin e parë të qeverisë së majtë është mbajtur nga LSI.

Ministrja Gjosha pritet të lërë këtë detyrë në datën 15 shtator, kohë kur përfundon mandati i Qeverisë së shkuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme