Rreth një e pesta e shtetasve europianë nuk duan të jetojnë pranë fqinjëve të besimit mysliman, zbulon një sonazh i fundit.
Sonazhi i kryer nga Fondacioni Bertelsmann Stiftung në Gjermani, ka intervistuar mbi 10 mijë njerëz në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë dhe Britani të Madhe, transmeton portali arbresh.info
20 përqind e qytetarëve kanë theksuar se nuk duan që fqinjët e tyre të jenë myslimanë, pavarësisht integrimit të mirë të tyre në vendet ku jetojnë.
Sipas sondazhit, niveli i shqetësimit ndaj Islamit është më i larti në Austri (28 përqind) dhe më i ulëti në Francë (14 përqind).
Kudo, përveç në Britani të Madhe, myslimanët kanë vështirësi në gjetjen e një pune në përputhje me kualifikimet e tyre, thuhet në raportin e fondacionit.
Gjenerata e dytë dhe e tretë e familjeve myslimane në Europë kanë shumë pak njohuri mbi vendin e origjinës, në krahasim me sapo të ardhurit në BE.
Sipas sondazhit, rreth 94 përqind e myslimanëve të intervistuar thanë se ndjehën të lidhur me vendin ku jetojnë./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...