Motra e dy të dyshuarve që lanë të vdekur 16 persona nga sulmet në Barcelonë, ka dënuar publikisht sulmet terroriste.
Në një takim kundër terrorizmit në Ripoli, qyteti ku edhe jeton familja e të dyshuarve, ka thënë se ‘ne duhet t’i themi fort dhe qartë ‘jo’ terrorizmit’, transmeton portali arbresh.info
Në mes lotësh ajo shtuar se ‘duhet të punojmë së bashku që gjëra të tilla të mos ndodhin më kurrë’.
Njëri prej të vëllezërve, Musa Oukabir u qëllua për vdekje nga policia në Cambrils, ndërsa tjetri, Dris ka dalë përpara gjykatës nën akuzat e anëtarësimit në një organizatë terroriste dhe vrasjes.
Marshim kundër terrorizmit është mbajtur edhe në Barcelonë, ku turmës iu bashkua edhe Mbreti Felipe.
Viktima e fundit e sulmit terrorist në Barcelonë është një grua me shtetësi gjermane e cila ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në spital./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit