Ka mbërritur në Tiranë pasditen e së dielës, për grumbullimin e tij të parë si trajner i Shqipërisë, Christian Panucci.
Pak ditë më parë ai ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar duke zbuluar jo pak surpriza, sa i përket emrave të rinj por edhe atyre të larguar.
Në prononcimin e tij të parë për Top Channel sapo ka mbërritur Panucci shprehet i kënaqur me punën e bërë.
“Ka qenë një muaj intensiv sepse kemi punuar ashtu si duhet. Jam i kënaqur me lojtarët e rinj që kam grumbulluar, ndërkohë sa i përket atyre që nuk pranuan dhe nuk janë çfarë të them? Në jetë gjithsecili duhet të bëjë zgjedhjet e tij”, u shpreh Panucci.
Kjo do të jetë dhe aventura e tij e parë si trajner i një përfaqësueseje, por ish-mbrojtësi axurr dhe i Milanit nuk ndjen asnjë lloj emocioni.
“Nuk ndjej ndonjë emocion për këtë grumbullim të parë, jam i qetë. Jam i kënaqur dhe besoj se do të përgatitemi mirë për ndeshjen e parë”, u shpreh Panucci.
Nga dita e hënë përfaqësuesja shqiptare do të fillojë grumbullimin për dy ndeshjet e radhës eliminatore për botërorin Rusi 2018-të, me Lihteshtejnin më 2 shtator në “Elbasan Arena” dhe më 5 shtator me Maqedoninë në Strumicë.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...