Një ndër meçet e boksit më të shtrenjta në histori që u zhvillua mbrëmë në Las Vegas ndërmjet Floyd Mayweather dhe Conor McGregorit ka marrë vëmendjen edhe të shumë yjeve të filmit, muzikës e sportit.
Për të shikuar këtë përballje mulitmilionëshe në “T-Mobile Arena” ishin prezent edhe fituesit e çmimit Oscar si Leonardo Di Caprio dhe Charlize Theron, këngëtarja Jennifer Lopez, e Demi Lovato, aktori Gerard Butler, e yjet e tjerë Ozzy, Sharon dhe Jack Osbourne, Bruce Willis, P Diddy etj.
Ndërsa aty nuk munguan edhe yjet e sportit si LeBron James, Mike Tyson, David Haye, e Amir Khan.
Këtë përballje e fitoi amerikani, Mayweather që theu rekord në boks me 50 fitore e asnjë humbje, ndërsa ky ishte meçi i tij i fundit në karrierë.
Ronaldo shënon gol dhe i dhuron epërsinë Al-Nassr
Empoli fiton ndaj Cagliarit, Ismajli sërish i jashtëzakonshë...
Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përba...
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona