Gjatë prezantimit të emrave të rinj të kabinetit qeveritar në Asamblenë e Partisë Socialiste të zhvilluar ditën e sotme, Rama zgjodhi si ministre Drejtësie, Etilda Gjonaj, e cila deri më tani mbante postin e zv/ministres.
Kush është Etilda Gjonaj
Është emëruar Komisionere nga Kuvendi i Shqipërisë në 10 Prill 2014, me një mandat 3 vjeçar Lindur në datë 6.05.1981. Ka ndjekur studimet e shkollës së mesme Qemal Stafa, Tiranë. Kreu studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës për periudhën 1999 – 2003. Në vitin 2004 ka fituar titullin Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Gjatë periudhës 2009-2011 ka ndjekur ciklin e studimeve pasuniversitare në shkenca penale në Fakuletin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranë, duke marrë diplomën Master shkencor në Shkenca penale. Aktualisht ndjek studimet e Doktoraturës në Shkencat penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Që nga viti 2002 është punësuar pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), si një nga organizatat më të njohura dhe aktive në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut në vend.
Gjatë eksperiencës më shumë se 11 vjeçare në KShH është ngarkuar më përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme në pozicionet “Jurist”, “Koordinatore Projekti” dhe së fundmi, prej katër vitesh ka qënë “Drejtuese e Programit nr.1 “Reforma Ligjore dhe Institucionale, Drejtësia dhe Reforma Zgjedhore”, pozicion të cilin e vazhdoi deri në emërimin si Komisionere në Institucionin e Avokatit të Popullit. Gjatë angazhimit të saj në KSHH ka drejtuar gjithashtu dhe Klinikën ligjore pranë kësaj organizate. Gjatë periudhës 2008 – 2011 është angazhuar si pedagoge e jashtme në Departamentin e së Drejtës Penale, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ka patur një aktivitet të shquar në një sërë publikimesh, studimesh kërkimore dhe shkrimesh në revista juridike në fushën e drejtësisë si dhe pjesëmarrjes si lektore në një sërë trajnime, konferenca dhe seminare si vendase dhe ndërkombëtare. Ka dhënë kontributin e saj si eksperte e angazhuar nga organizata vendase dhe ndërkombëtare në një sërë raportesh dhe studimesh si Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të planeve të veprimit të Shqipërisë për procesin e Integrimin Europian; monitorimi i zbatimit të plan veprimit të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit; Monitorimi i zbatimit të Rekomandimeve të Komisionit Europian nga shteti Shqiptar 2008 – 2012; Monitorimi i zbatimit të plan veprimit të reformës në drejtësi 2011 – 2013, etj. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka qënë pjesë e rrjeteve të ndryshme si Koalicioni i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Rrjetit të monitoruesve të gjykatave, etj. Ka marrë pjesë në një sërë trajnime, konferenca dhe grupe pune si brenda vendit dhe jashtë tij në fushën e të drejtave të njeriut. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane. Ka njohuri të pakta në gjuhën frënge.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç