Një gotë ujë i vakët me limon i pirë esëll në mëngjes është bërë një ritual për shumëkë që tenton të humbasë peshë, kohëve të fundit. Por, ekspertët dietalë pohojnë se në fakt uji me limon nuk është edhe aq efektiv sa besohet të jetë.
Në fakt nuk ka asnjë pije që do t’ju ndihmojë të dobësoheni si me magji, por janë disa që do e ndihmojnë procesin e dobësimit karshi ushtrimeve dhe regjimit të ushqimit, shkruan femina
Uji
Hiqni dorë nga shtrydhja e limonit në gotën tuaj me ujë. Në vend të kësaj shtoni disa kube akulli. Uji i ftohtë ndihmon trupin të shpenzojë më tepër energji dhe në këtë formë të shpenzojë më shumë kalori. Kjo i bie që 700 ml ujë ndihmojnë që të digjni rreth 100 kalori.
Çaji i gjelbër
Jo vetëm që ky çaj nuk e ka as edhe një kalori të vetme, por poashtu ai u ndihmon të humbisni peshë si asnjë tjetër. Sipas një studimi, ata që pijnë çdo mëngjes nga një gotë çaji të gjelbër mund të humbasin 6 kilogramë më tepër brenda dy muajsh sesa ata që nuk pijnë.
Kafeja
Quajeni pijen e përkryer energjetike të krijuar nga natyra. Studimet tregojnë se dy deri tri kafe të pira para ushtrimeve mund të ju japin energji që të punoni më gjatë, dhe në këtë formë të digjni më tepër kalori.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...