Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari gjendet i vrarë në ballkonin e tij

17:49 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Borgosatollo të Italisë, ku një shqiptar është gjetur i vdekur në ballkonin e shtëpisë.

Shqiptari ishte i pajisurit me nënshtetësi italiane, dhe të afërmit dhe fqinjët po e kërkonin kudo pasi nuk dihej vendodhja e tij. Ata janë detyruar të hynë në shtëpinë e tij kur e kanë gjetur të vdekur në ballkon.

Nga ekspertiza rezulton se shqiptari 42-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbetur i vdekur si rezultat i një të shtënë me armë zjarri në kokë. Motivet e gjestit tragjik nuk dihen, por dyshohet se janë të lidhura me jetën sentimentale të dyzetvjeçarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme