Besnik Hasi ka kërkuar nga drejtuesit e Olympiacosit që të transferojnë sulmuesin e Partizanit të Beogradit, Uros Durdevic.
Sulmuesi i marrë falas një vit më parë prej Palermos, shpërtheu sezonin e kaluar duke shënuar 24 gola.
Edhe këtë edicion ai e nisi mbarë, pasi shënoi 3 gola në 4 javë, por vlerat e tij i tregoi duke realizuar 2 gola dhe një asistim në Hungari ndaj Videoton.
Fitorja me shifrat 4- 0 i dha grupet e Europa leagues Partizanit, por tashmë ata mund të humbasin yllin e tyre dhe ky është një lajm i madh për Skënderbeun, që është në të njëjtin grup me skuadrën serbe.B
Sipas mediave serbe marrëveshja në mes të dy skuadrave është arritur dhe nga sezoni i ardhshëm Durdevic do të luajë në Greqi.
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...