Basha: Qeveria Rama, qeveri e thellimit të krimit dhe korrupsionit

16:09 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Opozita ka reguar menjëherë sapo kryeministri Edi Rama ka bërë publike objektivat e qeverisë së tij dhe përbërjen e saj. Në një deklaratë të kreut të PD Lulzim Basha vlerësohej se “Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit”. “Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes. …
Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin” thekson zoti Basha.

Sipas tij “Kjo është qeveria e konsolidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste. Tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre nga Edi Rama tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse” vlerëson zoti Basha duke u nisur nga emrat e kabinetit të ri qeveritar.

“Kush mendoi se “takimet me popullin” dhe ballafaqimi me hallet e rënduara të njerëzve e bënë Edi Ramën të reflektojë, sot kuptoi që kjo qeveri nuk do jetë kurrë qeveria e popullit dhe nuk do punojë kurrë për popullin” theksohet në deklaratën e kreut të opozitës. “Opozita ka detyrën dhe përgjegjësinë që bashkë me qytetarët të mos lejojë të shkojë deri në fund ky projekt i zi për vendin tonë” angazhohet kreu i PD të opozitës Lulzim Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme