Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi, duke mbaruar me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.
Bajrami i kurbanit që përcaktohet sipas kalendarit hënor (hixhri), fillon në ditën e dhjetë të muajit Dhulhixhe dhe vazhdon katër ditë.
Quhet kështu sepse në këtë festë theret kurban. Personat, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në aspektin fetar, e kanë vaxhib (të domosdoshme) të therin kurban.
Personi obligohet me therjen e një kurbani kur është mysliman, me mendje të shëndetshme dhe adult, nuk duhet të jetë udhëtar dhe duhet të zotërojë mundësi financiare minimale të përcaktuara fetarisht për t’u quajtur i pasur.
Mënyra e therjes së kurbanit
Kafsha merret dhe pa e munduar shtrihet në drejtim të kibles nga ana e majtë. Kurbanin mund ta therë i zoti ose mund t’ia lerë ndonjë tjetri.
Ai që e ther nuk lejohet ta torturojë kafshën dhe thika që do të përdorë duhet të jetë e mprehtë. Profeti (a.s.) në lidhje me këtë aspekt ka thënë: “Kur të therni një kafshë, thereni me butësi, ai që ther prej jush, le ta mprehë mirë thikën dhe mos ta mundojë kafshën”.
Thika mbahet me dorën e djathtë dhe në momentin e therjes thuhet “Bismilahi Allahu Ekber”, duke e prerë kafshën në të dyja anët e damarëve të qafës.
Një kusht tjetër është që kafshës duhet t’i rrjedhë i tërë gjaku pasi të jetë therur. Për të mos e munduar shumë kafshën nuk fillohet rrjepja e lëkurës derisa ajo të mos lëvizë më.
Ndarja e mishit të kurbanit
Është sunet për personin që të hajë vetë nga mishi i kurbanit dhe t’i japë kushërinjve të tij dhe fukarenjve. Dijetarët islamë kanë këshilluar që është mirë që mishi të ndahet në tre pjesë, ku një pjesë të veçohet për pjesëtarët e familjes, një pjesë t’u shpërndahet të varfërve dhe një pjesë t’u jepet fqinjëve ose të afërmve.
Duhet theksuar se mishi dhe lëkura e kurbanit nuk lejohen të shiten. Lëkura mund t’i jepet një institucioni bamirës, mund të përdoret si sexhade në shtëpi ose të shitet vetëm nëse paratë e saj do të jepen si sadaka.
Gjithashtu në këtë ditë feste nuk lejohet agjërimi i çdo lloji qoftë. Në lidhje me këtë Profeti (a.s.), dërgoi një person të lajmërojë: “Mos agjëroni në këto ditë (ditët e teshrikut), pasi janë ditë, në të cilat hahet, pihet dhe gëzohet me familjen” (Taberani).
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...