Google ADS

McGregor mendon se gjyqtari e përfundoi shpejt duelin

13:46 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Në debutimin e tij si boksier profesionist, Conor Mcgregor duroi 10 raunde boks nga Floyd Mayweather.

Në fund të duelit, ai humbi ndeshjen në raundin e dhjetë nga një “knockout” teknik i kundërshtarit.

Pas mbarimit të sfidës, në deklaratën e tij, McGregor është shprehur se ndjehet i kënaqur për paraqitjen, ndërsa jep edhe kritika për gjyqtarin Robert Bryd, i cili sipas tij e ka mbyllur shumë shpejt ndeshjen.

“E ndaloi shumë shpejt ndeshjen. Unë u lodha, nuk më rrëzoi Mayweather. Ishte sfidë e barabartë”, ka thënë irlandezi pas përfundimit të duelit.

Ndërsa i pyetur për Mayweather, luftëtari i MMA u shpreh: “Nuk është shumë i fortë apo shumë i shpejtë, por ka diçka. Shumë eksperiencë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme