Google ADS

Si mund t’i humbin deputetët pagat dhe benificionet, tregojnë ekspertët

13:09 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Më 3 gusht kanë bërë betimin se do ta kryejnë detyrën e tyre si deputetë, duke përfaqësuar me dinjitet popullin, duke punuar për interes të Kosovës si dhe duke u angazhuar për mbrojtjen dhe respektimin e kushtetutës së Kosovës. Por, të njëjtit për të pestën herë radhaz kanë dështuar të bëjnë konstituimin e kuvendit.

Gjersa, deputetë dështojnë të bëjnë konstituimin e kuvendit dhe të njëjtën kohë paguhen dhe marrin benificionet tjera nga buxheti i Kosovës, populli kërkon që një gjë e tillë të mos vazhdojë.

Organizata jo- qeveritare “PolitiFakte” e mbështetur nga shumë pjesëmarrës tjerë të shoqërisë civile, kanë iniciuar një peticion online, përmes së cilit kërkojnë që deputetëve t’u hiqen pagat dhe benificionet e tjera për aq kohë sa institucionet e vendit nuk formohen.

Përmes këtij peticioni, po ashtu, kërkohet nga administrata e kuvendit dhe Ministria e Financave që të mos bëjë pagesën e deputetëve të kuvendit të Kosovës deri sa të mos jenë themeluar institucionet relevante.

Peticioni për ndalimin e pagave të deputetëve ishte përkrahur nga disa deputetë, ndërsa njohësit e çështjeve ekonomike dhe juridike, janë shprehur se fillimisht kjo çështje do të duhej të rregullohej me rregullore dhe deputetët të fillojnë të paguhen pas konstituimit të kuvendit.

Ata pohojnë se në aspektin moral deputetët nuk duhet t’i marrin rrogat për arsye se nuk kanë kryer as detyra fillestare.

Eksperti i ekonomisë si dhe ish- deputeti, Muhamet Mustafa, duke folur rreth peticionit për ndalimin e pagave të deputetëve, është shprehur se logjikisht nuk do të duhej të paguhej një punë e pa përfunduar.

Mustafa, ka pohuar se ndoshta rregullorja do të duhej të ndryshohet në mënyrë që deputetët të fillojnë të paguhen pas konstituimit të kuvendit.
Sipas Mustafës, nuk duhet t’i ndalohet paga vetëm deputetëve që bojkotojnë seancat, por të gjithëve, sepse ata mbajnë përgjegjësi për mos konstituimin e kuvendit.

“Kjo është një çështje që  do të duhej të rregullohej me rregullore. Logjikisht nuk do të duhej të paguhej një  punë e pa kryer, por nga ana tjetër ata zyrtarisht janë  në  një  seancë, në punë që nuk jep fryte. Sipas rregullores deputetët marrin obligimin e funksionet kur japin betimin. Megjithatë, ndoshta kjo do të duhej të ndryshohej  në pas konstituimit të Kuvendit. Nuk besoj se këtu deputetet mund të ndahen sipas partive, të cilat mbajnë përgjegjësi për mos konstituimit të Kuvendit” ka theksuar Mustafa për “Bota sot”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme