Google ADS

Presidenti i shpresës u shndërrua në presidentin e mediave

11:28 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Presidenti francez Emmanuel Macron, u vu menjëherë në qendër të kritikave, pasi shpenzoi një shumë të madhe për të bërë make up.

Sipas revistës franceze Lë Point, Macron ka shpenzuar vetëm në tre muajt e tij të parë në detyrë 26.000 euro. Artistja e make-up, e quajtur Natacha M, ka faturuar 2 herë presidentin. Herën e parë me 10.000 euro dhe herën e dytë me 16.000 euro që nga inagurimi i tij.

Zgjedhësit e Macron nuk kanë qenë të kënaqur kur zbuluan se taksat e tyre po përdoreshin për të rregulluar fytyrën e presidentit.

Macron nuk është fytyra presidenciale më e shtrenjtë që Franca ka parë ndonjëherë. François Hollande thuhet se ka paguar 30,000 euro ndërsa Nicolas Sarkozy ka paguar 24.000 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme