Carroll, mjeku që u sëmurë për ta dëshmuar nga vinte sëmundja

10:28 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Më 27 gusht 1900 në Havanë të Kubës, mjeku i Ushtrisë Amerikane, James Carroll, lejoi një mushkonjë të infektuar të ushqehej me gjakun e tij, në përpjekje për të izoluar bartësin e transmetimit të etheve të verdha.

Carroll u sëmur rëndë nga ethet e verdha, duke ndihmuar kështu kolegun e tij, patologun e ushtrisë alter Reed, të provojë se janë mushkonjat ato që transmetojnë sëmundjen shpesh herë vdekjeprurëse të etheve të verdha.

Para këtij zbulimi, epidemitë e etheve të verdha ishin diçka e zakonshme në Jugun Amerikan dhe rajone të tjera tropikale dhe subtropikale në gjithë botën. Teoria e transmetimit të sëmundjes nga mushkonjat, e zhvilluar nga alter Reed dhe anëtarët e grupit të tij, James Carroll, mjeku kuban, C.J. Finlay dhe Sekretari amerikan i Shëndetësisë, .C. Gorgas, u hapën rrugën përpjekjeve të para për zhdukjen e mushkonjave dhe masave higjeno-sanitare, për të kontrolluar sëmundjen në Kubë.

Gjysmë shekulli më vonë, më 1951 mikrobiologu amerikan, Max Theiler, u nderua me Çmimin Nobel për Mjekësinë, për studimet e tij mbi ethet e verdha dhe më së fundi për zhvillimin e një vaksine kundër kësaj sëmundjeje tek njerëzit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme