Google ADS

Braktiset nga familja, 17-vjeçarja lind e vetme në mes të rrugës

09:51 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Një 17-vjeçare, e cila u braktis nga familja e saj pasi mbeti shtatzënë, ka lindur në mes të rrugës.

Pamjet që po tronditin botën janë publikuar nga mediat lokale indiane.

Vajza lindi në rrugët e qytetit indian të Jharkhand.  E mitura thuhet se ka qenë më pak se 100 metra larg qendrës shëndetësore.

Një video e botuar në internet tregon vogëlushen me fëmijën e saj në rrugë, ndërsa automjetet dhe motoçikletat kalojnë pa e kthyer kokën.

I porsalinduri, të cilit ende nuk i është prerë kordoni i kërthizës, është fotografuar duke qarë .

E vogla shihet duke mbështjellë foshnjën me fustanin e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme