Nuk përfundojnë të gjitha dashuritë, lidhjet dhe martesat me ndarje të dhembshme. Në disa raste, ish-partnerët nuk është e thënë të bëhen armiq. A mund të mbeten (të bëhen) miq?
Para se të dëshironit të mbanit ish-partnerin si mik, mendoni se çka mund të humbni me këtë ndarje.
Në shumicën e rasteve përgjigja është pozitive, d.m.th. mund të ketë miqësi edhe pas mbarimit të lidhjes mes jush.
Pas të gjithave është diçka shumë e lehtë dhe ju të dy e njihni dhe e kuptoni njëri-tjetrin shumë mirë, prandaj nuk mund të ketë probleme. Por, në të njëjtën kohë ju do të kujtoni lidhjen që keni pasur më herët dhe kjo mund të mos ju bëjë mirë.
Të dy mund ta njihni njëri-tjetrin shumë, por ai lloj raporti mes jush nuk do të kthehet më kurrë. Është një ndërtim i ri i një lidhjeje miqësore nga fillimi.
Duhet të mendoni disa gjëra para se të kaloni në një marrëdhënie të tillë. Nëse keni pasur një lidhje ku të dy jeni ndier sikur miq, kjo do të jetë më e lehtë. Madje mund ta konsideroni njëri-tjetrin edhe si familjar.
Kjo ndodh edhe nëse ju jeni ndarë me dëshirën e të dyve. D.m.th. ju të dy ndiheshit sikur kjo lidhje që keni pasur më herët nuk ju ka bërë të lumtur aq sa duhet asnjërin nga ju.
Ndarjet e tilla me pajtimin e të dyja palëve janë ato që më së lehti kthehen në miqësi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...