Chuck Norris pëson atak të dyfishtë kardiak brenda 45 minutave

00:44 | 27 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Aktori hollivudian Chuck Norris, ka pësuar dy atakë në zemër brenda 45 minutave.

Mediat raportojnë se aktori amerikan, protagonist i filmit ‘Walker Texas Ranger’, është goditur nga dy sulme në zemër në Las Vegas, ku dhe ndodhej me bashkëshorten e tij.

Kjo ka ndodhur mes mbrëmjes së 16-17 korrikut, por lajmi u bë i ditur vetëm pak ditë më parë nga sajti amerikan ‘Radar Online’, sipas të cilit aktori ishte shumë pranë vdekjes. “Chuck Norris pa vdekjen me sy”, shkruan sajti  amerikan, i cili pretendon se e ka dëgjuar lajmin nga një burim i afërt me aktorin 77-vjeçar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme