Barcelona raportet se refuzon të heq dorë nga përpjekjet e tyre për të nënshkruar me mesfushorin brazilian, Philipe Coutinho nga Liverpooli, pavarësisht se ka nënshkruar me anësorin Ousmane Dembele.
Gjiganti katalunas ka paguar 97 milionë funta te Borussia Dortmundi për transferimin e Dembeles, i cili është parë si një zëvendësues i sulmuesit Neymar që befasoi me kalimin te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.
Sipas radios spanjolle ‘Onda Cero’, derisa Coutinho vazhdon të jetë në radarin e Barcelonës dhe me pesë ditë të mbetura deri në mbylljen e merkatos së transferimeve, Liverpooli i ka vendosur një afat kohor deri të hënë për të finalizuar transferimin.
Ndërkohë, ‘Sky Sports’ pohon që 25-vjeçari është në një “nivel shumë të ulët” në Anfield pas refuzimit të tri ofertave nga Barcelona.
Coutinho nuk ka qenë ende pjesë e skuadrës së Liverpoolit këtë sezon për shkak të një sëmundje dhe lëndimi./arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...