Google ADS

Interi mposhtë Roman në Stadio Olimpiaco (VIDEO)

22:44 | 26 Gusht 2017
Arbresh Info

Roma është befasuar në ndeshjen si nikoqir të zhvilluar në stadiumin Stadio Olimpiaco kundër Interit.

“Nerazurrët” kanë fituar me rezultat 1 me 3 takimin e xhiros së dytë këtë sezon në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët kaluan në epërsi në minutën e 15′ të ndeshjes përmes Edin Dzekos, por skuadra e Luciano Saplletit u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë duke shënuar tri gola të njëpasnjëshme.

Sulmuesi qendror Mauro Icardi realizoi dy herë brenda dhjetë minutave (67′) (77′), ndërsa autori i golit të tretë ishte Matias Vecino (87′)./arbresh.info/

https://streamable.com/8jqfd

https://streamable.com/ba7xl

https://streamable.com/iaoor

https://streamable.com/97ojj

Të ngjashme