Ekonomia gjermane nuk po ka të ndalur. Në tremujorin e dytë prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 0,6% me pasojë një rekord të ri plus në arkat e shtetit gjerman.
Rritja e investimeve dhe një konsumator gjerman në zell blerjesh kanë bërë që për herë të dytë edhe në këtë tremujor ekonomia gjermane të rritet me 0,6%, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave.
Hovi ekonomik vjen nga brenda vendit. Mjaft kompani gjermane kanë rritur investimet, ndërkohë që edhe konsumi ka shënuar rritje me 0,8%.
Rekord pozitiv në arkat e shtetit gjerman
Për shkak të gjendjes së mirë ekonomike shteti gjerman ka arritur të mbledhë një rekord të ri në arkat e tij, një plus prej 18,3 miliard eurosh – vlera më e lartë e siguruar nga vetë shteti që nga bashkimi i Gjermanisë.
Edhe ekspertët e ekonomisë gëzohen për këto zhvilime. Ralph Solveen nga Commerzbank bën të ditur se “të dhënat konfirmojnë një hov ekonomik të mbajtur nga konsumi privat”. Rritja e eksporteve shoqërohet me rritjen e importeve, por kjo nuk duhet të na shqetësojë, thotë eksperti Solveen .”Në këtë fazë të rritjes ekonomike është normale që Gjermania të ketë një rritje të kërkesës brenda vendit.”/DW
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%