Google ADS

Vetëflijimi i murgut që rrëzoi një sistem politik në Vietnam

20:39 | 26 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Në qershor të vitit 1963, murgu budist Thích Quang Duc dogji vetën për vdekje në një kryqëzim të rrugës në Saigon.

Në shenjë proteste ai po përpiqej të luftonte me të gjitha format kundër shtypjes së të drejtave të budistëve në Vietnam, transmeton portali arbresh.info

Në lidhje me fotografitë që kanë dëshmuar tmerrin e asaj ditë, John F.Kennedy tha se ‘asnjë fotografi lajmesh në histori nuk ka qenë kaq emocionuese për botën sa kjo’.

murg

Fotograf Malcolm Browne kapi skenën në Saigon për Associated Press dhe imazhi bardh e zi shumë shpejt u kthye në një portret të trazirave gjatë viteve të ’60-ta.

Vetëflijimi u bë në shenjë proteste ndaj politikave pro-katolike të regjimit Diem në Vietnamin jugor dhe ligjeve që diskriminonin budistët. Në veçanti kjo ishte një përgjigje ndaj ndalimit të flamurit budist, vetëm 2 ditë pasi Diem kishte mbajtur një ceremony publike ku u shfaqen flamujt me shumë kryqe.

murg2

Rritja e budistëve nën Diem ishte një nga çështjet themelore të Vietnamit të Jugut, e cila dërgoi drejt një grusht shteti ku kërkohej vendosja e një lideri që nuk do të largonte budistët nga vendi, të cilët edhe përbëjnë deri në 90 përqind të popullsisë së Vietnamit.

Trazirat filluan kur në ditëlindjen e Guatama Budës nuk u lejua hapja e flamurit budist në Hue në Vesaj. Një numër i madh budistësh protestuan kundër ndalimit dhe në shenjë revolte para qeverisë ata vendosën të valvitnin flamurin budist.  Protesta eskaloi kur forcat qeveritae qëlluan në turmën e protestuesve, duke vrarë  9 persona.

murg3

Më 10 qershor 1963, korrespondentët e SHBA-ve u njoftuan se “diçka e rëndësishme” do të ndodhte mëngjesin e ardhshëm në rrugën jashtë ambasadës kamboxhiane në Saigon. Shumica e gazetarëve e shpërfillën këtë mesazh, pasi kriza budiste sipas tyre nuk kishte ardhur deri në atë pikë kritike.

Megjithatë dy gazetarë morrën pjesë, David Halberstam të The New York Times dhe Malcolm Broëne nga Assosiated Press, transmeton portali arbresh.info

Akti ndodhi në kryqëzimin e bulevardit Phan Đình Phùng, disa blloqe larg Pallatit Presidencial ( tani Palllati i Ribashikimit).  Duc doli nga makina së bashku me disa murgjë tjetë dhe u ul këmbëkryq. Njëri vendosi një jastëk në rrugë, ndërsa tjetri morri benzinën dhe e hodhi mbi murgun.

murg4

Përderisa protestuesit formuan një rreth përreth tij, Duc  qëndronte i ulur një pozicionin tradicional budist.

Në kohën që murgu lëshonte benzinën në trupin e tij, Duc rrotullonte një varg me rruaza lutjesh dhe recitonte lutjet budiste.

Më pas ai i vuri flakën vetës.

Fjalët e fundit të Quang Duc para vetë-sakrificës së tij u dokumentuan në një letër që kishte lënë:

“Para se të mbyll sytë dhe të shkoj drejt vizionit të Budës, me repsekt i drejtohet Presidentit Ngo Dinh Diem, që të ketë dhembshuri ndaj njerëzve të kombit dhe të lejojë të gjithë të zbatojnë të drejtat fetare, në mënyrë që të ruajnë edhe forcën e atdheut përjetësisht”.

David Halberstam nga New York Times shkroi:

“Dua të shoh atë pamje edhe njëherë, sepse vetëm një herë nuk ishte e mjaftueshme. Flakët po dilnin nga një qenie njerëzore. Trupi i tij shkrihej ngadalë. Ajri isht mbytur me erën e djegur të mishit njerëzor. Qeniet njerëzore digjen çuditërisht shpejt. Isha shumë i tronditur dhe nuk qaja dot, shumë i hutuar për të mbajtur shënime dhe për të bërë pyetje, shumë i hutuar për të menduar….përderisa digjej, ai nuk lëvizi asnjë muskul, nuk lëshoi asnjë zë, e ruante qetësine e tij mes zjarrit që e kishte kapluar dhe mes njerëzve që vinin rrotull rreth tij…”

murg5

Të gjithë rrinin të habitur në heshtje, por disa edhe vajtuan dhe disa luteshin. Shumë prej murgjëve dhe murgeshave, madje edhe kalimtarë të rastit, u përulën para trupi të djegur të murgut.

Dikush me zë të lartë thirri në gjuhën angleze dhe vietnameze: “Një prift budist e dogji veten për vdekje! Një prift budist u bë martir!”

Pas dhjetë minutash që ishte përfshirë nga zjarri, trupi i murgut u rrëzua përfundimisht.

Trupi i Quang Duc u ri-djeg gjatë funeralit, por zemra e tij mbeti e paprekur dhe nuk u djeg. Ajo u konsiderua si e shejtë dhe u vendos  në një objekt me xhama në tempullin Xa Loi.

Fotografitë e Malcolm Browne u përhapen shpejt nëpër mediat botërore dhe sakrifica e murgut u konsiderua një pikë kthese në krizën budiste dhe një pikë kritike në rrëzimin e regjimit Diem.

Malcolm Browne u nderua me çmimin Pulitzer./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme