Man Utd vazhdon me super formë në Premierë Ligë (VIDEO)

20:23 | 26 Gusht 2017
Arbresh Info

Manchester United vazhdon sezonin e tyre në Premierë Ligë në formë perfekte.

Pas dy fitoreve radhazi me rezultat 4 me 0, “Djajtë e Kuq” kanë regjistruar edhe tre pikët tjera në ndeshjen e xhiros së tretë të zhvilluar si nikoqir kundër Leicester Cityt, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e Jose Mourinhos ka mposhtur me rezultat 2 me 0 në Old Trafford klubin e Craig Shakespeares.

Marcus Rashford zhbllokoi rezultatin në minutën e 70′, ndërsa Marouane Fellaini ishte autori i golit të dytë për 2 me 0 (82′).

Vlen të përmendet që ish sulmuesit i Evertonit, Romelu Lukaku, humbi një goditje nga pika e bardhë në minutën e 53′ të ndeshjes./arbresh.info/

https://streamable.com/giwsp

Të ngjashme