Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se braktisja e vendit nga ana e qytetarëve është rezultat i politikave të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për media, Basha tha se kreu i Qeverisë shqiptare është përgjegjësi kryesor për eksodin masiv të shqiptarëve, kriminalitetin dhe drogën.
“Pse ikin shqiptarët? Për këtë Rama nuk gjen kohë as të pyesë, dhe as të dëgjojë. Ky është një kryeministër që nuk e bren ndërgjegjja asnjë sekondë për faktin se braktisja e vendit është veprim i dëshpëruar nga mungesa e mundësive dhe e shpresës. Shqiptarët ikin nga vendi ku qeveria dhunon në mënyrë sistematike të pamundurit dhe të pambrojturit dhe favorizon e mbështet vetëm kriminelët dhe grabitqarët”, ka thënë Basha.
Ai ka theksuar se vendet evropiane në raportet e tyre për Shqipërinë tregojnë se Qeveria Rama është fajtore për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit.
“Vetëm të bashkuar dhe të vendosur për t’u përballur me të keqen mund ta ndryshojmë qeverisjen dhe jetën tonë. Shqipëria ka mundësi të mëdha për të gjithë, nëse qeveriset mirë”, është shprehur Basha.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...