Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se do t’i duhet të paguajë të gjitha obligimet për daljen e saj nga BE-ja, duke mohuar se detyrimi është ‘gjobë’.
“Kjo ka të bëjë me detyrimet që ka Britania e Madhe kur ka hyrë në BE “, ka thënë Merkel, shkruan Bloomberg, transmeton portali arbresh.info
“Detyrimi nuk ka të bëjë me koston e divorcit, sepse kjo po e bën të tingëllojë si gjobë. Ne jemi ende në fillim të negociatave”, shtoi ajo.
Detyrimi financiar i Britanisë së Madhe për largimin nga BE-ja është një nga temat më të nxehta gjatë bisedimeve për Brexit.
BE-ja ka përshkruar një listë të plotë të organeve dhe fondeve që beson se duhet të mbulohen nga zgjidhja financiare. Vlerësimi arrin deri në 100 miliardë euro.
Brukseli ka kërkuar nga Britania që të dalë përpara me një propozim për llogaritjen e fatures ose rrezikon prishjen e negociatave gjatë së ardhshme.
Boris Johnson, sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, ka deklaruar se ‘ne duhet të paguajmë asnjë qindarkë’ dhe ka shtuar se nuk e merr parasysh vlerën e deklaruar nga Brukseli./arbresh.info/
Osmani: Zbardhja e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit është ...
New York Times: Shqipëria do të krijojë “Vatikanin” e bektas...
Irani prezanton raketë dhe dron të ri mes tensioneve në rrit...
Drita konfirmon lëndimet e rënda të dy lojtarëve, humbin gat...
“Nuk ka gjë më të vështirë sesa të jetosh si refugjat në qyt...
Kosova aderon në Konventën e Stambollit në Organizatën Botër...