Google ADS

Japonia mbetet në alarm të lartë pas lëshimit të raketave nga Koreja Veriore

19:27 | 26 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Japonia ka deklaruar se lëshimi i raketave me rreze të shkurtëra nga Koreja Veriore nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e Japonisë, megjithatë vendi mbetet të alarm të lartë.

Sekretari i përgjithshëm , Yoshihide Suga, tha se raketat nuk kanë kërcënuar territorin e Japonisë ose zonën ekonomike të saj, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka urdhëzuar që niveli i alarmit të mbahet në gjendjen më të lartë për arsye ‘të mbrojtjes së jetëve’.

Koreja e Veriut ka lëshuar tri raketa me rreze të shkurtëra, por sipas ushtrisë amerikane dy nga to kanë dështuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme