Real Madridi do të përballet me Valencian nesër (e diel) në mungesë të Cristiano Ronaldos.
Skuadra e Zinedine Zidanes do të pres kundërshtarin e tyre në Bernabeu për ndeshjen e dytë të këtij edicioni në La Liga, transmeton portali arbresh.info. Real Madridi shfaqi një performancë bindëse në ndeshjen e parë duke mposhtur me rezultat 3 me 0 Deportivon në stadiumin e tyre.
Tani, ata do të përballen me Valencian, e cili filloi me fitoren 1 me 0 ndeshjen e tyre të parë të sezonit kundër Las Palmas.
Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e ndeshjes për shkak të dënimit me pesë ndeshje mos-lojë pasi shtyu gjyqtarin në përballjen me Barcelonën në kuadër të Superkupës së Spanjës.
Sergio Ramos është gjithashtu i suspenduar pas ndëshkimit me karton të kuq kundër Deportivos. Raphael Varane dhe Mateo Kovacic janë në dyshime për shkak të lëndimit, ndërsa mungesa e Jesus Vallejos është e sigurt. /arbresh.info/
Por, si mund të jetë formacioni i Real Madridit?
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë