Google ADS

​Zaev nuk tregon nëse Maqedonia mbështet hyrjen e Kosovës në UNESCO

16:18 | 26 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaroi sot se as këtë vit nuk do të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe se ai nuk është në dijeni nëse kjo çështje do të jetë në rendin e ditës edhe vitin e ardhshëm.

Ai megjithatë nuk është përgjigjur lidhur me qëndrimin e Maqedonisë ndaj kësaj çështjeje.

“Kjo çështje nuk do të hapet këtë vit”, tha Zaev. Ai ka thënë pas takimit me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq, se Serbia dhe Maqedonia mund të avancojnë bashkëpunimin reciprok, sidomos në fushën e ekonomisë, pasi ekziston një potencial i madh, transmeton KP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme