Një ditë pasi në Aeroportin e Rinasit u kapën 3 pako me pjesë përbërëse të armëve luftarake, polica ka bërë të mundur identifikimin e personit që dorëzoi pakon. Për arsye hetime nuk bëhet i ditur emri i personit që ka dorëzuar pakon. Pakot do niseshin nga Shqipëria për në Greqi me destinacion final Anglinë.
Autoritet ligjzbatuese shqiptare në bashkëpunim me ato britanike kanë arritur të dokumentojnë plotësisht të gjithë skemën e ndërtuar me qëllim trafikimin ndërkombëtar të municioneve. Brenda pak orësh pritet të bëhen me dije zyrtarisht detaje të këtij operacioni.
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve