Tërheqja e Veselit apo Haradinajt do ta zhbllokojë situatën?

09:28 | 26 Gusht 2017
Arbresh.info

Që nga dështimi i vazhdimit të seancës së 24 gushtit janë duke u përmendur skenarë të ndryshëm për dalje nga bllokada shtetërore, shkruan arbresh.info

Një prej tyre është edhe mundësia e tërheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, apo emërimi i një personi tjetër për kryetar të Kuvendit.

Sipas analistit politik Imer Mushkolaj, zhbllokimin e situatës do ta bëjë kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

“Para se t’i vijë radha Haradinajt, zhbllokimin e situatës duhet ta bëjë Veseli. Haradinaj, si kandidat i PAN-it për kryeministër, nuk është e sigurt nëse i ka votat e mjaftueshëm për t’u zgjedhur. Por deri atëherë duhet të gjendet zgjidhje për kryetarin e Kuvendit. Përndryshe, Haradinaj mund t’i ketë më të sigurta votat për kryeministër, sesa Veseli për kryeparlamentar”, ka thënë Mushkolaj për arbresh.info

Ndryshe të enjten edhe publikisht koalicioni PAN (PDK, AAK dhe Nisma) pranuan që nuk i kanë votat e mjaftueshme për të themeluar Kuvendin./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme