Tërmet i fuqishëm në jug të Shqipërisë

08:50 | 26 Gusht 2017
Arbresh.info

Një tërmet i fuqishëm është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në jug të Shqipërisë.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Gjirokastër dhe Sarandë në orën 04.22 të mëngjesit të së shtunës, duke krijuar panik te pushuesit.

Mësohet se fortësia e tërmetit ka qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet e kanë pasur epiqendrën në Gjirokastër por janë ndjerë edhe në zonat përreth.

Fatmirësisht nuk flitet për dëme materiale dhe as të lënduar në njerëz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme