Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të marrë pjesë sot në takimin joformal të kryeministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, këtë fundjavë.
I pyetur nga arbresh.info se çfarë pret nga ky takim, ai është shprehur se takimi në Durrës, është i drejtuar mbi dokumentet e pajtuara në Trieste.
“Do të shohim se çfarë mekanizma do t’i ndërtojmë bashkërisht në mënyrë që ky orientim të realiziohet. Kemi interes të rrisim bashkëpunimin ekonomik në rajon,” është shprehur Mustafa.
Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë mikrpitës i këtij takimi joformal të kolegëve të tij nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, shkruan arbresh.info.
Në kumtesë theksohet se takimi njëditësh për tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë digjitale, do të mbahet në qytetin e Durrësit.
Takimi do të fokusohet në nxitjen e rritjes ekonomike, pasi për këtë çështje ishte arritur pajtueshmëria muajin e kaluar në Samitin e Trieshtës, në kuadër të takimit të katërt ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në takimin në Durrës do të jetë i pranishëm edhe komisionari për negociata për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johannes Hahn, dhe zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller.
Në Trieste, shefat e Qeverisë, ministrat e jashtëm, ministrat e ekonomisë dhe ministrat e transportit të Ballkanit Perëndimor së bashku me homologët e tyre nga disa vende anëtare të BE-së dhe përfaqësues të nivelit të lartë të BE-së diskutuan mbi fushat kyçe të bashkëpunimit rajonal dhe vendosën masa konkrete për të lidhur më shumë mes vete infrastrukturat, ekonomitë dhe popujt e rajonit.
Aty u nënshkrua Traktati iKomunitetit të Transportit me pesë partnerë të Ballkanit Perëndimor, pa Bosnje Hercegovinën.
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u pajtuan mbi një plan veprimi për të zhvilluar një Zonë Ekonomike Rajonale për konsolidimin e një tregu me rreth 20 milionë njerëz dhe kështu të tërheqin investime dhe të gjenerojnë rritje dhe vende pune.
Në mbështetje të sektorit privat, Komisioni Evropian ofroi €48 milionë fonde shtesë nga BE-ja për Programin e Zhvillimit dhe Inovacionit të Ndërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor (EDIF), i cili pritet të shfrytëzojë rreth €250 milionë për kompanitë në rajon./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...