Lideri i AAK-së dhe njëherësh i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimave me rastin e një aksidenti në komunikacion ku humbën jetën dy persona në bjeshkët e Deçanit, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes së viktimave. Gjithashtu, ai u ka uruar shërim të shpejt të lënduarve të këtij aksidenti.
“Na ka merzitur fort ngjarja e rëndë për familjen e Halil Nitajt, ku humbën jetën dy anëtarë të saj, e u lënduan edhe tre të tjerë në një aksident tragjik ne Bjeshkë të Deçanit. Në këto çaste të vështira jemi me familjen e të aksidentuarëve dhe u shprehim ngushëllimet më të thella e lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarëve!”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas Policisë Rajonale të Pejës dje më datën 25 gusht 2017 rreth orës 15:30 në bjeshkën e Pobërgjes-Deçan gjegjësisht te stanet, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e dy (2) personave dhe lëndimin e katër (4) të tjerëve.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasesi i veturës ishte duke qarkulluar në rrugët malore në këtë rast i njëjti ka dalë jashtë rrugë dhe ka rënë në humnerë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...