Koreja Veriore lëshoi tri raketa balistike, thonë SHBA-të

01:58 | 26 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Ushtria amerikane ka deklaruar se Koreja Veriore ka lëshuar tri raketa balistike me rreze të shkurtëra, dy prej të cilave kanë dështuar në fluturim, ndërsa e treta është hedhur në erë ‘menjëherë’.

Një zëdhënës i Komandës së Paqësorit në SHBA tha se asnjëra nga raketat që u lëshuan nuk kanë shfaqur kërcënim për SHBA-të, transmeton portali arbresh.info

Koreja Veriore është zotuar se do të sulmojnë me raketa territorin e Guamit në SHBA.

“Raketa e parë dhe e dyra kanë dështuar në fluturim. Raketa e tretë ngjan që është hedhur në erë menjëherë”, ka deklaruar zëdhëns komandanti Dave Benham./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme