Fehmi Ferati, që po kandidon me Vetëvendosjen në garën për kryetar të Komunës së Mitovicës, ka sqaruar afërsinë e tij me PDK-në.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka folur për grantin që ka fituar nga Ministria e Bujqësisë, në vlerë prej 9 mijë eurosh, derisa ajo po drejtohej nga Memli Krasniqi.
“Është e vërtetë që kam fituar atë grant, për të cilin kam aplikuar. Dhe prej këtu dua sa të falënderoj aq të kritikoj për mënyrën se si ndahen ato grante”, ka thënë Ferati.
Është përgjigjur edhe në pyetjen nëse Bedri Hamza, ish ministër i Financave nga PDK e tash Guvernator i Bankës Qendrore kishte ndikuar që të shtrohet rruga deri në fshatin Vllahi, atje ku Ferati ka një biznes të tij.
Ferati ka treguar se me ai dhe Bedri Hamza janë mik e dhëndër. Ferati ka thënë se Hamza mund të ketë ndikuar që çështja e rrugës të iniciohej në Kuvenind e Kosovës, por ka thënë se kanë shkuar edhe tre vjet të tjera dhe rruga nuk po asfaltohej.
“U desh të bëhen protesta para komunës e forma të tjera të presionit që rruga 8 kilometershe të asfaltohet”, ka thënë Ferati.
Ka thënë se në fshatin Vllahi jetojnë 32 shtëpi.
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...