Google ADS

Ja pse shkaktohet dridhja e pavullnetshme e syrit

00:10 | 26 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Dridhja e syrit është një veprim që na ndodh shpesh, por na nevrikos tepër sepse nuk mund ta kontrollojmë.

Sipas studimeve, dridhja quhet ‘myokymia’ ndodh kur muskujt dhe nervat e syrit stimulohen.

Kjo gjë shkaktohet prej lodhjes, pagjumësisë apo konsumit të alkoolit, duhanit dhe kafeinës.

Stresi është një nga shkaktarët, i cili bën që të ndodhin lëvizje të tilla të pakontrollueshme. Për fatin e mirë, raste të tilla ndodhin rrallë dhe nuk janë shqetësuese, por sugjerohet që të bëhet gjumë i mirë për ta parandaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme